Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, partitë politike duhet të angazhohen në dialog për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e presidentit.
Ajo tha se fillimisht duhet të përfundojë i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin e votave të mërgatës, votave me kusht dhe atyre me asistencë.
Sipas Haxhiut, pas certifikimit të rezultateve nevojiten takime ndërmjet partive politike për të shmangur bllokadat institucionale dhe për të arritur një marrëveshje.
“Për çështjen e presidentit duhet të ulemi dhe të flasim seriozisht dhe të dëshmojmë vullnet”, u shpreh ajo.




