Analisti Shenoll Muharremi ka deklaruar se edhe në Kosovë duhet të ketë protesta, por me qëllime të ndryshme, të fokusuara në tërheqjen e investimeve të huaja.
Sipas tij, qytetarët duhet të kërkojnë më shumë investime në vend, duke theksuar se ekonomia e Kosovës ka nevojë të madhe për kapital të huaj.
Ai ka theksuar se kostoja e jetesës në Kosovë është shumë e lartë në raport me pagat, duke e bërë jetesën gjithnjë e më të papërballueshme për qytetarët.
Sipas tij, Kosova përballet me sfida më të mëdha ekonomike sesa disa vende të rajonit dhe nevojiten ndryshime për përmirësimin e situatës.




