Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku ka deklaruar se pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit të pestë nga radhët e pakicës serbe, Kryesia e Kuvendit është funksionale dhe ka kuorum për të vazhduar punët.
Ai tha se vendimi i tij për të përmbyllur seancën konstituive është mbështetur në rregulloren e punës së Kuvendit dhe përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve dhe institucioneve.
Basha shtoi se moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb nuk duhet të jetë pengesë për funksionimin e Kuvendit.




