Sot u mbajt mbledhja e kryesisë së Kuvendit, por në takim nuk shkuan nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së.
LDK dhe PDK këtë mbledhje e cilësuan si të paligjshme dhe Kuvendin të pa konstituuar.
Në reagimet e tyre, PDK dhe LDK, e quajtën antikushtetues deklaratën e Kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, që e mbylli seancën dhe cilësoi Kuvendin të konstituuar, pasi që nënkryetari nga pakicat serbe nuk është zgjedhur.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, pas mbledhjes deklaroi se Kryesia e Kuvendit është funksionale dhe ka kuorum për të vazhduar punët.




