Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë të pandehurve D.SH., R.R., B.D., B.I. dhe I.B.,, të dyshuar për përfshirje në grup kriminal të organizuar, trafikim të narkotikëve dhe shpëlarje parash.
Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale dhe mbajtjes së seancës dëgjimore në Departamentin Special të Gjykatës.
Sipas gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit në dëshmitarë dhe mundësisë së pengimit të procedurës penale përmes fshehjes ose manipulimit të provave.




