Policia ka publikuar statistikat e përgjithshme të trafikut, ku gjatë periudhës së raportimit është shënuar 1 aksident me fatalitet, 25 aksidente me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.
Në të njëjtën periudhë janë shqiptuar gjithsej 2065 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Sa i përket masave të tjera, janë arrestuar 16 persona, 10 persona janë në mbajtje, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ndalimit policor. Një person është në vuajtje të dënimit.




