Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar se kërkesa e përfaqësuesve të Listës Serbe është dorëzuar të shtunën në mënyrë elektronike në gjykatë.
Megjithatë, nuk është përgjigjur nëse ajo kërkesë konsiderohet e ligjshme.
Duke u bazuar se deputetët e Listës Serbe nuk njohin as Kuvendin e Kosovës, të cilit së fundmi gjatë deklaratave iu kanë referuar si Kuvendi i Prishtinës, Gjykata Kushtetuese është pyetur se si iu kanë referuar Lista Serbe këtij institucioni, por Kushtetuesja nuk është përgjigjur as për këtë çështje.
Lista Serbe njoftoi të shtunën se është ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër votimit, ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.




