Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë të ditur shpalljen e 65 përfituesve të LOT 2 në kuadër të Skemës së Granteve për Diversifikimin e Fermave dhe Zhvillimin e Bizneseve Rurale, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.
Sipas tij, nga 216 aplikime janë përzgjedhur 65 projekte, me fokus në agroturizëm, përpunim bujqësor, bletari dhe sektorë të tjerë ruralë.
Muja theksoi se procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe se skema synon fuqizimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e vendeve të reja të punës./EO/




