Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ndodhet në fazën përfundimtare të numërimit të fletëvotimeve, ndërsa mbeten për t’u procesuar votat me postë, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se është përmbyllur numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike dhe pritet të përfundojë edhe procesi në Qendrën Komunale të Prishtinës, duke përmbyllur kështu numërimin në të gjitha komunat.
Sipas tij, në QNR kanë mbetur për t’u numëruar mbi 85 mijë pako me vota nga diaspora, si dhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Ai shtoi se numërimi i votave me postë do të zgjasë disa ditë.




