Zvicra ka bërë të ditur se nuk do të zvogëlojë praninë e saj ushtarake në Kosovë, pavarësisht planeve të NATO-s për ulje graduale të trupave gjatë vitit të ardhshëm.
Sipas Ministrisë zvicerane të Mbrojtjes, ndryshimet e paralajmëruara nuk ndikojnë në misionin Swisscoy, pasi Zvicra nuk kontribuon me forca këmbësorie. Kontingjenti zviceran, me deri në 215 pjesëtarë, vazhdon të kryejë detyra si monitorimi i situatës, transporti dhe shërbime në selinë e KFOR-it.
Aktualisht, rreth 4,600 ushtarë janë të dislokuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë.




