Ish-ministrja e Financave dhe kandidatja për deputete, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se rritja ekonomike prej 5.43 për qind nuk mund të analizohet pa marrë parasysh inflacionin, i cili sipas saj ka arritur në 7.5 për qind gjatë muajit maj 2026.
Bajrami tha se statistikat e njëanshme nuk e pasqyrojnë gjendjen reale ekonomike dhe se ndikimi i inflacionit po e zbeh efektin e rritjes ekonomike.
“Sepse kur çmimet rriten më shumë se të ardhurat, fuqia blerëse bie. Qytetari nuk e ndjen rritjen, e ndjen shtrenjtimin”, ka shkruar ajo.
Sipas Bajramit, vlerësimi i performancës ekonomike duhet të bëhet duke marrë parasysh njëkohësisht rritjen ekonomike dhe nivelin e inflacionit, për të kuptuar ndikimin real në jetën e qytetarëve.




