Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifaj, ka marrë pjesë në seancën solemne me rastin e 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Rahovecit, ku është nderuar sakrifica e dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve të luftës.
Ai ka theksuar se kjo datë përkujton çmimin e lirisë dhe obligimin për ta ruajtur dhe zhvilluar atë për brezat e ardhshëm, duke vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që kanë kontribuar në çlirimin e vendit.
Latifaj ka uruar qytetarët për këtë ditë, duke shprehur mirënjohje për të rënët dhe duke theksuar rëndësinë e kujtesës historike për Rahovecin.




