Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë nga zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Deri tani janë numëruar 46 nga 156 pako, apo 29.49 për qind e tyre. Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 68.88 për qind të votave, e ndjekur nga LDK me 17.28 për qind.
PDK renditet e treta me 6.69 për qind, ndërsa Aleanca ka marrë 4.95 për qind të votave të numëruara deri më tani.




