Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka vizituar familjen Jashari për të shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit.
Në mesazhin e tij, Konjufca e ka cilësuar Sahit Jasharin si një nga luftëtarët më të paepur të lirisë dhe një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me kontribut të veçantë në rrugën drejt çlirimit të vendit.
Ai ka theksuar se vepra dhe sakrifica e Sahit Jasharit do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e kombit.




