Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas aksidentit fatal në Autostradën “Ibrahim Rugova”, duke akuzuar institucionet për neglizhencë në mirëmbajtjen e rrugëve.
Ai ka pyetur se sa njerëz të pafajshëm duhet të humbin jetën në rrugë të pamirëmbajtura derisa, sipas tij, qeveria të ndërmarrë veprime për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Muharremi theksoi se nuk është hera e parë që ndodhin aksidente me pasoja fatale në këtë autostradë, duke shtuar se institucionet kanë përgjegjësi direkte kur nuk kryejnë detyrimet e tyre për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.
“Për këto raste, ku qeveria e ka për detyrë me pastru dheun e me i mirëmbajt rrugët, e nuk e bën me muaj e vite, është direkt përgjegjëse për vdekjet dhe duhet me dhanë llogari”, ka shkruar ai.
Në fund, Muharremi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimës.




