Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i naftës është caktuar 1.50 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.39 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është 0.67 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në publikimin e vendimit të radhës gjatë ditës së nesërme.




