Punëtorët e sektorit privat pritet t’i marrin sot pagesat në vlerë prej 100 eurosh, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, i cili ka bërë të ditur se ekzekutimi i mjeteve pritet të realizohet gjatë ditës së sotme.
Ai ka njoftuar gjithashtu se aplikuesit që kanë bërë gabime gjatë procesit të aplikimit do të kenë mundësi të riaplikojnë, pasi rastet e tilla do të trajtohen nga komisionet përkatëse.
Pakoja e miratuar nga Qeveria e Kosovës më 22 maj 2026 parasheh mbështetje financiare të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët aktivë.




