Me datë 14.06.2026 rreth orës 02:00, është pranuar informatë se një person është sulmuar në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicë Veri.
Njësia policore në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën i cili kishte lëndime në kokë, në syrin e djathtë dhe hundë, sipas të cilit i ishin shkaktuar nga tre persona të dyshuar, viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe pas kalimit të gjendjes së dehur është intervistuar.
Pas një pune operativo-hetimore njësitë e stacionit Policor në Mitrovicë Veri kanë arrit ti identifikojnë personat e dyshuar dhe dy prej tyre i kanë arrestuar (njëri prej tyre i mitur), ndërsa njëri nga të dyshuarit identiteti i të cilit dihet është në kërkim.
Pas intervistimit të personave të dyshuar në prezencë të mbrojtësve të tyre, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.




