Bankat komerciale në Kosovë kanë njoftuar ulje të disa tarifave për shërbimet bankare që përdoren nga qytetarët dhe bizneset, në kuadër të ndryshimeve të reja në çmimore.
Ndryshimet janë bërë nga disa banka, përfshirë ProCredit Bank, TEB dhe NLB Bank, dhe përfshijnë tarifa për llogari, pagesa, kartela dhe shërbime të tjera financiare.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se tarifat përcaktohen nga vetë bankat, ndërsa institucioni mbikëqyr transparencën dhe praktikat e tregut.
Sipas BQK-së, në Kosovë po vërehet rritje e konkurrencës në sektorin financiar, duke theksuar se qytetarët kanë më shumë mundësi zgjedhjeje mes bankave dhe institucioneve të tjera financiare./EO/




