Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar ish-ministren Artane Rizvanolli dhe kryeministrin Albin Kurti, duke i cilësuar si përgjegjës për refuzimin e projektit strategjik të gazit në vitin 2021.
Ajo tha se vendimi ishte i gabuar dhe se projekti kishte mbështetje ndërkombëtare nga SHBA dhe institucione teknike amerikane. Sipas saj, Kosova po humb një mundësi të rëndësishme për sigurinë energjetike dhe vazhdon të mbetet e varur nga importi i energjisë.




