Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është tashmë pjesërisht e hapur dhe pritet të hapet plotësisht të premten, kur SHBA dhe Irani do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi.
Sipas tij, trafiku detar ka filluar të rikthehet, ndërsa ende po bëhen kontrolle për mina në zonë. Trump tha se marrëveshja nuk do të kërkojë ndërhyrje të madhe ndërkombëtare dhe se situata po shkon drejt normalizimit.




