Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka vizituar Stacionin e Trenave në Prishtinë ku është hapur ekspozita “Eksodi ’99”, një hapësirë e dedikuar kujtesës së dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë pranverës së vitit 1999.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka theksuar se ekspozita ofron një përjetim domethënës që kontribuon në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe në dokumentimin e një kapitulli të rëndësishëm të historisë së Kosovës.








