Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri, ka kritikuar qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se synimi i tij është mbajtja e debatit publik të bllokuar dhe ndarja e qytetarëve në “ne” dhe “ata”.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka deklaruar se qeveria po shmang temat kryesore si energjia, shëndetësia, çmimet dhe arsimi, duke theksuar se vëmendja po largohet nga problemet e përditshme të qytetarëve.




