Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, duke e falënderuar për kontributin e tij në sundimin e ligjit në vend.
Në takim u vlerësua roli i EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të drejtësisë, ndërsa Kurti theksoi prioritetet e qeverisë për reformën në sistemin e drejtësisë dhe digjitalizimin e tij. Nga ana e tij, Barbano e falënderoi Kurtin për bashkëpunimin dhe e uroi për rezultatet zgjedhore.




