Riho Terras ka njoftuar se raporti i tij për Kosovën është miratuar me shumicë të votave në Parlamentin Evropian.
Sipas tij, raporti ka marrë 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime. Terras theksoi se reformat e vazhdueshme dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE mbeten kyçe për rrugën evropiane të Kosovës.




