Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin Labinot Jetishi, kanë pritur në takim Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, ku është diskutuar për bashkëpunimin institucional dhe zhvillimin profesional të prokurorëve.
Në fokus të takimit ishin nevojat për trajnime dhe përfshirja më e gjerë e prokurorëve në programet e Akademisë së Drejtësisë, me qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e efikasitetit në sistemin prokurorial.




