Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ku është pritur nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Njazi Rexha.
Në takim u diskutua funksionimi i sistemit prokurorial dhe sfidat në trajtimin e lëndëve.
Gërvalla tha se reforma në drejtësi dhe rritja e llogaridhënies janë thelbësore për forcimin e sundimit të ligjit dhe besimit të qytetarëve.
Ajo theksoi se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, duke shtuar se “askush nuk është mbi ligjin”.




