Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Suharekën, ku është takuar me strukturat e degës së partisë në këtë komunë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka kaluar kohë me aktivistët dhe anëtarët e LDK-së, duke i falënderuar për angazhimin e tyre.
“Një kafe në Suharekë me strukturat e Lidhjes. Falënderim për secilin angazhim. Mirënjohje për çdo mund”, ka shkruar Abdixhiku.




