Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur rregulla të rrepta konfidencialiteti për monitoruesit që përcjellin procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
Sipas dokumentit, monitoruesit obligohen të mos publikojnë apo diskutojnë asnjë informacion që lidhet me intervistat, kandidatët dhe rrjedhën e procesit, si dhe u ndalohet përdorimi i telefonit dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë monitorimit.
Ky vendim ka ngritur dilema për balancën mes transparencës dhe konfidencialitetit, pasi monitoruesit janë të angazhuar pikërisht për të garantuar besueshmërinë e procesit të përzgjedhjes.




