Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas rezultateve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 16.69% apo 135,559 vota, duke u renditur e treta dhe duke siguruar 18 deputetë.
Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se nesër do të nisë rinumërimi i 185 vendvotimeve të rregullta, që përbëjnë rreth 7.41% të totalit të votave.




