Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, në Forumin Strategjik të Bledit ka folur rreth situatës politike në Ballkanin Perëndimor.
Plenkoviq ka përmendur edhe sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Kryeministri kroat kritikoj BE-në për mosreagim, duke shtuar se kjo situat kaloj pa asnjë vëretje serioze dhe se nuk mund të bëhemi se nuk ka ndodhur.
Tutje Plenkoviq tha se ky është realiteti dhe duhet vërtet të jemi të kthjellët rreth zgjerimit.
“Unë jam për zgjerim, mendoj se të gjithë po përpiqen të anëtarësohen, por ata duhet të stabilizohen politikisht”, tha kryeministri kroat.




