Një rast i dhunës në familje është raportuar më 17 qershor në Malishevë.
Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshjeje, dy të dyshuara, nënë e bijë, kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën.
Të dyja kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.




