Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kundërshtuar idenë për një marrëveshje me Vetëvendosjen, të propozuar nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.
Hoti e cilësoi këtë si eksperiment dhe tha se zgjedhjet kanë dërguar mesazhin që LDK-ja duhet të rikthehet te elektorati i saj tradicional, vlerat dhe vizioni i saj politik.
“LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale”, ka shkruar Hoti.




