Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 57 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2,420 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.
Sipas të dhënave zyrtare, dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, 32 me persona të lënduar, ndërsa 23 të tjera vetëm me dëme materiale.
Gjithashtu, janë arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 6 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.




