Rafineria e naftës në Moskë, një nga furnizuesit kryesorë të rajonit të kryeqytetit rus, është goditur sërish nga dronë, ka njoftuar kryetari i qytetit, Sergei Sobyanin.
Ai tha se qindra dronë janë rrëzuar gjatë afrimit ndaj Moskës, por disa kanë arritur të godasin objektin në lagjen Kapotnja. Autoritetet ruse raportojnë gjithashtu për dëme dhe zjarre në disa rajone të tjera, përfshirë Rostovin dhe Belgorodin.
Ukraina ende nuk ka komentuar mbi sulmet.




