Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se Funksioni i Auditimit të Brendshëm ka përfunduar me sukses ri-vlerësimin e jashtëm të cilësisë dhe ka marrë vlerësimin “Generally Conforms”, sipas standardeve ndërkombëtare të auditimit të brendshëm (IPPF 2017).
Ky vlerësim, i realizuar nga Banka Qendrore e Holandës (De Nederlandsche Bank), konsiderohet niveli më i lartë i përputhshmërisë dhe konfirmon se auditimi i brendshëm në BQK vepron në përputhje me standardet profesionale dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
BQK ka bërë të ditur se vlerësimi dëshmon përmirësimet e arritura pas adresimit të rekomandimeve të mëparshme dhe forcon më tej qeverisjen, transparencën dhe kontrollin e brendshëm institucional.




