Profesori Mazllum Baraliu, thotë se ka paqartësi si në aspektin e zbatimit të Kushtetutës, ashtu edhe në zbatimin e Rregullores së Kuvendit.
Njohësi i Kushtetutës së Kosovës shtoj se është dashur të ketë marrëëveshje politike, ose një kompromis për marrëveshje gjithëpërfshirëse qeverisëse.
Baraliu shton se vendi pavarësisht zhvillimeve në politikë, nuk gjendet në situatë të jashtëzakonshme.
“Jemi në një situatë ku nuk funskionojnë në mandatin e tyre, dhe brenda mandatit, as Kuvendi e as Qeveria. Është dashur nga fillimi, kur është komunikuar rezultati preliminar i zgjedhjeve të fundit, të kuptohet nga kjo klasë politike që votuesi kësaj radhe nuk ia ka dhënë besimin askujt, që të ketë mundësi që ta bëjë vet qeverinë. Këta është dashur ta kuptojnë këtë”,është shprehur Baraliu për emisonin “Ora Shtatë”.
Sipas tij, kjo situatë ka krijuar një mozaikë për bashkëpunim.




