Afati kalimtar veror ka përfunduar dhe ka qenë tejet i lëvizshëm për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë bërë hapa të rëndësishëm në karrierë.
Emri më i madh dhe më I diskutuar kohëve të fundit, është Edon Zhegrova i cili kaloi nga Lille tek Juventus, një lëvizje që e vendos Zhegrvën tëk një prej klubeve më të mëdha të botës.
Mirëpo ka pasur edhe lëvizje tjera.
Ardon Jashari ka kaluar nga Club Brugge tek Ac Milan, me një transfer prej 35 milionë eurosh, ishte insistim shum I madh I Igli Tares që ky transfer të ndodhte.
Mesfushori i talentuar Leon Avdullahu ka kaluar nga Baseli te Hoffenheimi, duke bërë një hap të madh drejt Bundesligës.
Me lëvizje të rëndësishme spikat edhe Arijanet Muric, i cili nga Ipsëich Toën është transferuar te Sassuolo në Serie A, ndërsa Leart Paqarada ka kaluar nga Kolni te Heidenheimi në Bundesliga.
Në Itali, Ardian Ismajli ka lënë Empolin për t’u bashkuar me Torinon, aty ku ka shkuar edhe Kristjan Asllani nga Interi, duke forcuar më tej praninë shqiptare në Serie A.
Armando Broja pas shumë diskutimeve ka kaluar nga Chelsea te Burnley në Ligën Premier.
Në Angli rikthim të bujshëm ka bërë edhe Granit Xhaka, i cili ka kaluar nga Bayer Leverkusen te Sunderland.
Në ligat evropiane ka pasur lëvizje edhe për shumë futbollistë të tjerë shqiptarë: Baton Zabergja ka kaluar nga Dinamo City te Metalisti, Rey Manaj nga Sivasspori te Sharjah në Emiratet e Bashkuara, Art Smakaj nga Lokomotiva Zagrebi te LASK Linz në Austri, ndërsa Ermal Krasniqi është larguar nga Sparta Praga për te Legia Varshava.
Ky afat kalimtar ka treguar se lojtarët shqiptarë jo vetëm që po depërtojnë në ligat elitare të Evropës, por edhe po rrisin vlerën e tyre duke zgjedhur destinacione ku mund të zhvillohen edhe më shumë.




