Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një mbledhje me qendrat e saj, ku kanë marrë pjesë kryetari i partisë dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama dhe koordinatori i qendrave Salih Zyba.
Kurti ka falënderuar qendrat e Lëvizjes për angazhimin dhe punën gjatë fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve, duke vlerësuar se kontributi i tyre ka qenë vendimtar për rezultatet e arritura.
Në mbledhje është diskutuar edhe për çështje organizative dhe për zgjedhjet e brendshme të partisë, të cilat pritet të mbahen gjatë këtij viti.




