Njësitet Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar aksione kontrolli në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës, ku kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme produktesh të duhanit të ngrohur.
Gjatë operacionit janë konfiskuar 33 mijë njësi të produkteve të markës TERREA, të destinuara për përdorim në pajisje elektronike për ngrohjen e duhanit, si dhe një pajisje elektronike përkatëse.
Sipas Doganës së Kosovës, vlera e mallit të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 12 mijë euro.





