Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar 19 raporte të reja auditimi në kuadër të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, që përfshijnë institucione të nivelit qendror dhe lokal, si dhe një auditim të veçantë.
Sipas raportit, 12 institucione kanë marrë opinion të kualifikuar, ndërsa 7 të tjera opinion të pamodifikuar për pasqyrat financiare.
Ndër institucionet me opinion të kualifikuar janë Ministria e Arsimit, MMPHI, MINT, KEK, Universiteti i Prishtinës dhe disa komuna, përfshirë Prizrenin, Pejën dhe Ferizajn.
Në anën tjetër, opinion të pamodifikuar kanë marrë Gjykata Kushtetuese, MPJD, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë dhe disa institucione të tjera.
ZKA ka dhënë gjithsej 173 rekomandime, duke theksuar nevojën për përmirësim të menaxhimit financiar dhe rritje të pajtueshmërisë me ligjin në institucionet publike.




