17 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça Sh.A” janë pezulluar përkohësisht nga puna me vendim të menaxhmentit, duke filluar nga 19 qershori 2026.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, ka konfirmuar vendimin dhe ka thënë se çështja është duke u diskutuar me menaxhmentin.
Sipas tij, punëtorët pritet të kthehen shpejt në vendet e tyre të punës, pasi bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që po trajtohet mes palëve.




