Është publikuar në YouTube një projekt i ri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, me titull “Nana”, duke sjellë emocione të forta te fansat.
Kënga është publikuar nga familjarët e tij, si pjesë e nismës për të nxjerrë në dritë materialet e papublikuara të artistit.
Projekti është pritur me reagime të shumta emocionale, ndërsa familja ka paralajmëruar se do të vijojnë publikimet e tjera muzikore të lëna pas nga këngëtari.




