Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret gjatë sezonit të verës.
Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, policia thekson se zjarret shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve dhe dëm të konsiderueshëm material kudo që shfaqen.
Qytetarët janë ftuar që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë autoritetet për çdo person të dyshuar të përfshirë në zjarrvënie.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë personave që rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë me qëllim apo nga pakujdesia.




