Ish deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas postimit lidhur me perofrmancën buxhetore dhe menaxhimin financiar të Qeverisë.
Rukiqi shkruan se, nëse do të kishte një çmim Nobel për amatorizëm në ekonomi, ministri Murati do ta fitonte pa konkurrencë.
Rukiqi kritikon faktin që mjetet e pambaruara të buxhetit – që sipas tij duhej të përdoreshin për shkolla, çerdhe, infrastrukturë dhe shëndetësi – janë mbajtur si “turshi dimri”, duke krijuar “fitim” përmes depozitave me interes minimal.





