Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, ka folur për herë të parë rreth ndarjes me Keijsi Hyseni gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”.
E pyetur për raportin e tyre, Ina ka konfirmuar se lidhja është mbyllur përfundimisht, duke theksuar se arsyeja kryesore e ndarjes ka qenë mospërputhja e karaktereve.
Ajo shtoi se nuk është penduar për historinë e tyre, duke thënë se e ka përjetuar gjithçka hapur dhe ka ndjekur ndjenjat e saj në atë periudhë.




