Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke pretenduar se brenda këtij subjekti ka qëndrime të ndryshme të akterëve të saj.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka thënë se deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, po mban qëndrime të ndryshme nga deputeti tjetër i zgjedhur, Lutfi Haziri, sa i përket raportit me partinë në pushtet.
Sipas saj, Hoti ka paralajmëruar protestë lidhur me refuzimin e projektit të gazit amerikan nga Qeveria, ndërsa Haziri ka kërkuar marrëveshje gjithëpërfshirëse për tejkalimin e ngërçit institucional.




