Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për partneritet të sinqertë, vlera demokratike dhe një vizion të përbashkët evropian.
Ajo tutje ka theksuar se me Ministrat e Jashtëm dhe të Dërguarit e Posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor, biseduan për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe të ardhmen e përbashkët euroatlantike.




