Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur takim me me kryetarët e degëve, ku u definuan hapat e rëndësishëm përpara siq thot ai për fitoren e madhe.
Në këtë takim sipas LDK- së u diskutua hapja zyrtare e Fushatës Zgjedhore, e cila mbahet më 13 shtator, si dhe organizimi i plotë zgjedhor i LDK-së në mbarë vendin.
Për takimin e mbajtur ka shkruar edhe kandidati për Kryetar të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj.
Ademaj shkruan se LDK është e gatshme për betejën e radhës.
Postimi I plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës e gatshme për betejën e radhës!
Sot, në takimin tonë të përbashkët me kryetarin Lumir Abdixhiku, dhe kryetarët e degëve, diskutuam përgatitjet finale për zgjedhjet lokale.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur të ofrojë alternativë për qytetarët tanë dhe e cila e prek çdo qytetarë.





