Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mungesa e një marrëveshjeje të përbashkët mes partive opozitare po i mundëson Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti të vazhdojnë qeverisjen sipas agjendës së tyre.
Sipas tij, vetëm një bashkim i opozitës me një platformë dhe kandidat të përbashkët mund të ndryshojë situatën politike në vend dhe të ndikojë në formimin e institucioneve të reja.
Haradinaj tha se në të kundërtën, vendi do të vazhdojë të jetë në “epokën Kurti”, përfshirë edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja./EO/




